Përse
të dua?
Duke pritur “Shën Valentini”-n
Unë i dua njerzit.
Ndonjëhere i dua më shume
se sa më duan, ndonjëherë më shumë se sa e meritojnë.Ani.
Të duash nuk është kurrë
keq, të duash i bën mirë vetes, qetësisë, shpirtit,qenies dhe e pret ditën që
do lindë, syçelë dhe buzëgaz që s’mbolle ëndrra të trazuara në natën tënde.
Disa njerëz arrin t’i
dallosh edhe në mes të një turme të madhe, për mirësinë, disa për dlirësinë apo
sinqeritetin, disa per fjalën, disa për humorin, disa për thjeshtësinë.Secili
nga ne, mund të shfaqë dukshëm një cilësi pozitive që mund të lërë gjurmë në vëmendjen
e të tjerëve.
Mandej disa i simpatizon për
mënyrën si shfaqen, disa i do për vlerat dhe atë që arrijnë të transmetojnë tek
ty,disa se të bëjnë të ndihesh mirë, disa i do çdo ditë ti kesh afër e në çdo çast,derisa
arrin në atë tringëllimën veçante të zemrës,që e degjojmë vetëm ne, ndonse na
duket si një këmbanë me ding-dong-et e saj.
Ky është bekim për
njeriun!
Te prekësh dorën e
dashurisë është e ngrohtë,thua se aty prek shpirtin,syri i saj ka formën e zemrës,e
kur ajo shfaqet është si të shohësh rrjedhjen
e gjakut në vena e kapilarë të tejdukshëm.
Eshte e pashmangeshme ajo,është
e fortë dhe tej parashikimeve tona aq e bukur! Mund ta mbash në pëllëmbë, ta
duash dhe ta ruash nën lëkurë çdo ditë,e të mos ia japësh veten mërive apo urrejtjes,lotit
apo trishtimit.
Nëse e pranon pashmangshmërisht
dashurinë, ke mundur që ëndrrën ta pikturosh tek vetja, e ti të jesh ëndrra,e
kjo arrihet duke mos qenë skeptikë e dyshues.
Ashtu sikurse mëson duke
studjuar,mëson të duash duke dashur.
Nuk të rëndon të duash çdo çast;
Madje nuk lodhesh as ta mbash
me vete dashurinë çdo ditë; Aty në një xhep, si një libër i kuq i dridhshëm që me
dig-dong-et e tij, të bën të ndjesh që jeton.
Te dashurohesh është një stinë e sigurt që të jep lumturinë,pa kërkuar
në maja të pamundurën,por aty, e thjeshtë, e qeshur, në hapin tënd mjaft të
sinkronizosh lëvizjet mes vallëzimit të saj e qenies tënde.
Dashuria nuk ështe
lojë, por pranon lojra;
Lojra të bukura si ato me petalet
e luledeles kur vajzat e djemte pyesin : “Më do”, “S’më do” derisa arrijmë tek
fleta e fundit që mund të na japë buzëqeshjen ose mërzinë( e një loje dashurie)
Arsyet pse e duam një
njeri janë tëresisht të dukshme dhe të bindshme për ne, ndryshe nga çasti kur
ndihemi të dashuruar;Të jesh i dashuruar, nuk ka arsye.
Përpara se të pyesim, në
heshtje apo me zë, partnerin, bashkëshortin apo të dashurin :”Përse
më do?”, duhet t’ia bëjmë së pari pyejtjen vetes:
“Përse të dua?”
Unë e di përgjigjen time:“Të dua… sepse të dua”
Gëzuar Dashurinë!
@ Drita LUSHI
shkurt 2014
No comments:
Post a Comment