NË HESHTJE
Urim për festën e At-Dheut tim!
Sa zhurmë!
Sa zhurmë!
Të bërtasësh më shumë, s’do të thotë
se do më shumë.
Të bërtasësh më shumë, s’do të thotë
se di më shumë.
Mund të duash në mënyren tënde, me heshtjen
e qetësinë tënde,shtëpinë, familjen, Atdheun.
Nuk ështe e nevojshme të bërtasësh
për të treguar që je.
Mund të shfaqesh bukur, edhe pa fjalë
të mëdha. Ndonjëherë zërat të pengojnë të bësh atë që ndien, duke të marrë në
jehonën e tyre e duke te çuar larg, atje ku s’të ndjen e sheh njeri.
E dua Atdheun sipas mënyres time.Nuk
pranoj këshilla se si të dua Vendin që se kam braktisur për më
shumë se dyzet vjet.
E dua Atdheun jo vetëm në festa, e
nuk marr trumbeta të bërtas fort e t’i them :”Eejjj të dua!”, ose tu tregoj të
tjerëve “Ejjj e dua At-Dhe-un”.
E dua pra në heshtje, por së pari dua
shtepinë time, punën time, vendlindjen time…
Ndërsa Atdheun e konsideroj një trup,
që s’e dua për formën e tij, nuk i dua sytë dhe fytyrën, këmbët apo flokët.
I dua çdo qelizë që më jep frymë e më
mban hapat e mij tash’ e mot-mote që ecin mbi të, të vendosur.
Flamurin para se ta var në shtëpi,
ballkon apo ambjent pune e mbështjell në
zemër.
Para se të mbështjell trupin në foto
reklamusese, mbështjell me të shpirtin dhe dashurinë.
Sa zhurmë!
Sa Zhurmë!
Dashuria për At-Dhé ka nevojë për… dashurinë tonë.
Le t’ia falim çdo ditë nga pak, jo
vetëm sot.
Jo vetëm…!
Gëzuar Dheu im!
@ Drita LUSHI
27 Nëntor 2013
No comments:
Post a Comment