NË
VEND TE URIMIT
Pak reflektim…
Urim?
Po,është gjëja më e lehtë, më e bukur dhe normale të urosh, ose të
të urojnë “Gëzuar”.Nuk është ndonjë gjë e madhe, në fakt gjashtë gërma të bukura janë,të kapura përdorë e që
secili mund ta ngjyrosë këtë fjalë me timbrin e tij dhe…
Por…
Jetojmë
kohë të trazuara.
Të trazuara
kohët, i trazuar shpirti i njerëzve.
Kur
them “trazim” përfshij aty një diapazon
gjëndjesh, që nga dëshirat e deri tek ëndërrimet.
Dëshira
pozitive dhe negative.
Ndërsa
ëndërrimet? Eh… Ato e mbajne njeriun të lidhur me jetën.
Thonë
se në këtë botë ,më shumë janë njerëzit që s’të duan sesa ata që të duan. Nuk e
di sa e vërtetë është.Ndoshta edhe e di, por s’dua të pranoj që në
magjet e njerëzve gatuhet si bukë, edhe urrejtja e smira.
Po përse,
përse vallë?
Përse qenkërka
më e lehtë të ushqesh veten me negativizëm sesa me pozitivitet, me mirësi, me
optimizëm?
Njeriun
e mbajnë krahët dhe mendja e tij.
Kur
nuk i futesh kujt në hise, kur punon me orë te zgjatura kur ndien dhe shijon djersën
tënde, kur ke fytyrën tënde, duart e tua, frymën tënde që rrit frymën dhe
shtatin e fëmijes tënd, përse nuk ka paqe?
Mënyra
më e mirë për të vendosur paqe me veten dhe të tjerët është puna.
“Nuk ka punë”- mund të thotë,dikush. Po,
ndoshta nuk ka punë,por ka shpresë. Zoti,shpesh na vë në provë besimin,
durimin, shpirtin, komunikimin, zemrën. Asgjë nuk ndodh rastësisht e pa asnjë
shkak.
Janë
fije të padukëshme që lidhin të rastësishmen me të logjikshmen.
Nëse
nuk falim dot pará, të falim një buzëqeshje, një përshëndetje, një fjalë të mirë,
nje tingull,një vështrim miqësor.
E di,e
di që s’ngopet barku me të tilla. As me fjalë s’ngopet barku.
Dakord.
Po a mund
të ngopet barku me dashakeqësi, me urrejtje,me smirë, me indiferentizëm, me
egoizëm?
Pa
mendoni, sa pak miqësorë e sa të pandjeshëm janë bërë njerëzit sot…
Sa pak
vizita bëjnë tek njëri- tjetri,sa pak urime shkëmbehen për festa.
Ca
mesazhe të thata e pa frymë aty në celular dhe kaq.
Fjalët
e sjelljet e mira të bëjnë më të mirë, më të ndjeshëm, të bëjnë të ndihesh më
afër së mirës, më afër të vërtetës, më afër Zotit;
Mbi të
gjitha më afër Vetvetes.
Po
pra, po. Janë gjëra që i kemi mësuar në shkollën që sot s’i mungon kurrkujt as
në atë copë letër që quhet diplomë.
I kemi
mësuar dhe s’i dimë.
I kemi
mësuar dhe i kemi harruar.
Përfshihemi
në vorbulla që s’ua dimë as kuptimin, as prejardhjen, jetojmë gati si në eter,
harrojmë që thithim të njëjtin ajër e që shkelim të njëjtën tokë, e që jemi
njerëz, ose duam të jemi njerëz.
Udhëhiqemi
shpesh nga instiktet sesa nga mendimi, logjika dhe zemra.
Edhe unë
dua te jem njeri .
Ky është
objektivi që duhet të arrijmë deri në fund të jetës sonë: Pra të jemi njerëz!
Çdo të
thotë?
Ja
pra,do të thotë që të marrësh frymë thellë të nxjerrësh e të çosh urrejtjen e çdo
ndijim negativ larg,e të degdisësh smirën.
Sot bota myslimane feston…
Ah, jo
bota.
Bota është
një.
Zoti është
Një! Njerezit janë Një.
Festohet
besimi.
Nuk i
kam parë festat si ndasi fetare, por si vëllazërim.
Çdo
festë është një ditë ku jo vetem duhet të qeshim, por të bejmë të ndihen mirë edhe
ata, që u kanë shterruar buzëgazet,e hallet u kanë shtuar rrudhat e mendimeve.
Sot është
Festë.
Eshtë
Bajrami. Dëgjohen urime, mbushen tavolinat, njerëzit qeshin, pijnë e nën efektin
e një gote verë, harrojnë trazimet e shpirtit.
Nesër është
ditë e zakonshme, e ndoshta në tavolina s’do të ketë verë, do te ketë më pak
ushqime.
Por
urimet, shpresa e besimi duhet të jenë fidanët që secili duhet të mbjellë në
shpirt.
Kështu Pema e Jetës, do bëhet më e bukur.
Kështu Pema e Jetës, do bëhet më e bukur.
Le të
kujdesimi për të.
Drita
Lushi.
15/10/2013
Shqipëri
No comments:
Post a Comment