NDRYSHE
-Kujtesë-
Fillimet përgjithësisht janë të bukura.
Jo vetëm fillimvitet, por edhe martesat në fillimet e tyre, fillimi I ndërtimit të një shtëpie, fillimet e ditëve,fillimet e dashurive…
Jo vetëm fillimvitet, por edhe martesat në fillimet e tyre, fillimi I ndërtimit të një shtëpie, fillimet e ditëve,fillimet e dashurive…
Fillimviteve
jepen urime,buzëqeshje,dhurata, e ndihesh kraharor gufuar sikur mushkëritë të
janë dyfishuar e thithin më shumë oksigjen, a thua se dhe aty grumbullohet lumturi.Përgjithsisht
kështu ndihet njeriu nga fjalët e mira.
Si fillimvit,
mund ti nisja ditët e para, pikërisht me poezi të gëzueshme ku të tringëllinte dashuria,
me vargje sysh e ndriçime hënore veshur në rroba shkëlqyese e të kuqe si për ndërrim viti, me piktura fjalësh
të lyera në të artë dielli, në trokitje
ritmike gotash, në rimime udhëtimesh, tryezash, e mbingopjesh nga tepria që (jo
vetëm) Zoti u fal disave…
Por…
Por thjesht s’mundem.
Sepse në qetësinë
time, në skutat ku vetëm unë mund të hyj dhe të shoh,të meditoj, të këndoj a të
flas, s’mund të mos më kujtohen ata…
Ata që këtë
funvit s’patën një shtëpi, dhe ata që
jetojnë në trotuare .
Ata që në ndërrimvit s’mundën të ulen dot në një tryezë se s’kanë ç’të
shtrojnë në të.
Ata të dehurit
e mospasjes e skamjes.
Ata që qenë
të vetmuar këtë fundvit.
Ata që u
ndienë të vetmuar.
Ata që në ndërrim
vite u përpëlitën nga dhimbjet e sëmundjes në spitale.
E di,që shumëkush
mund të thotë: “Veç fjalë.E sa punë bëjnë fjalët?”
E di që s’bëjnë
punë, ose bëjnë pak, fare pak.
E pra, ta
nisim me pak. Me pak kujtesë që secili të shohë përtej hapit dhe këndvështrimit të tij.E
ndoshta, pak nga unë dhe ti, pak nga ai dhe ajo,pak sot dhe pak nesër mund të
jete diçka për (a)ta
Pak vëmendje
s’ka kosto.
E nëse
mendoni se edhe për ju s’ka kush mendon, se keni dhe ju halle e derte, mbani
parasysh një shprehje që e përdorim shpesh në përditshmëri:
“ E keqja
s’ka fund”.
Gjithmonë,
dikush tjetër mund të jetë më keq se ne.
Pak vëmendje
ndaj tyre, e do të ndihemi e do të ndihen më mirë!
Janë ditët e
para.Le ta nisim startin nga ata, që vërtet kanë nevojë.
E mira pret.
Gëzuar!
@ Drita
LUSHI
Janar 2014
No comments:
Post a Comment